iPhone i ri i Apple me shumë gjasa do të të ketë një portë për fisha USB-C, kur të prezantohet më 12 shtator.
Aktualisht, celularit e kësaj kompanie përdorin adaptorin Lightning, ndryshe nga rivalët si Samsung.
Një ligj i Bashkimit Evropian kërkon që prodhuesit e celularëve të miratojnë një portë të përbashkët karikimi brenda dhjetorit të vitit që vjen për të kursyer paratë e konsumatorëve dhe për të ulur mbetjet.
Shumica e produkteve të reja të Apple, si iPad-ët e fundit tashmë përdorin USB-C, por kompania kishte argumentuar kundër rregullave të BE-së.
Kur u prezantua në shtator 2021, një përfaqësues i Apple tha për BBC News: “Rregullorja e rreptë që detyron vetëm një lloj lidhësi mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, gjë që nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën”.
Adaptorët nga Lightning në USB-C janë tashmë të disponueshëm nga markat e tjera të elektronikës, përfshirë Amazon, kurse të gjithë iPhone, që nga iPhone 8 që u lançua në 2017, kanë mbështetur karikimin wireless.
Meqenëse iPhone 14 aktual tani duket të jetë pajisja e fundit e Apple që e përdor ekskluzivisht adaptorin Lightning, kjo mund të shënojë fillimin e fundit të lloj të tij./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.