×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kia do të tërheqë nga klientët mbi 400 mijë vetura

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 16:45

    Kompania automobilistike koreane Kia ka njoftuar se do të tërheqë nga tregu si dhe nga klientët më shumë se 410,000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të rregullimit të një defekti që besohet se mund të ndalojë hapjen e thasëve të ajrit që shërbejnë për t’i mbrojtur klientët në rast të aksidentit.

    Tërheqja e veturave nga kjo kompani do të përfshijë disa lloje të veturave të vogla nga modelet e viteve 2017 dhe 2018, si dhe disa modele të tjera më të mëdha të prodhuara në mes të viteve 2017 deri 2019.

    Prodhuesi korean i automjeteve tha se këtyre veturave do tu bëhet një inspektim i sistemit elektronik me qëllim të përditësimit të softuerit apo zëvendësimit të tij, transmeton REL.

    Pronarët e veturave do të njoftohen me postë duke filluar nga data 21 mars.

    Kompania koreane Kia tha se problemet e para u evidentuan në Kore, korrikun e vitit të kaluar.

    Kia tha se ka pranuar 13 ankesa të klientëve dhe 947 raportime të tjera, por sipas tyre nuk u raportuan përplasje apo lëndime të udhëtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!