×
  • Extra
  • -->
    Tech&Auto

    Lojtari shqiptar, e eliminon me thikë lojtarin më të fortë në botë në CS:GO

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 12:00

    Video-lojërat, e posaçërisht CS:GO (Counter Strike: Global Offensive), janë tejet të popullarizuara edhe në territoret shqipfolëse. Madje, ndryshe nga ç’mendohet prej gjeneratave të vjetra, video-lojërat sot janë shndërruar në karrierë ku të rinjtë paguhen me shuma të majme për profesionalizmin e tyre.

    Por, përtej profesionalizmit e seriozitetit, video-lojërat në esencë kanë të bëjnë me argëtimin e kënaqësinë.

    Një moment të tillë argëtues na ka dhuruar lojtari i njohur shqiptar, rigoN, i cili është edhe pjesë e ekipit “BLINK”.

    rigoN dje ka arritur që ta eliminojë me thikë lojtarin më të fortë në botë për lojën CS:GO, i cili është “s1mple”.

    Ky moment është pritur me mjaft të qeshura nga fansat të cilët kanë qenë duke e ndjekur rigoN në livestream.

    Vlen të ceket se edhe një lojtar tjetër shqiptar, juanflatroo, e kishte eliminuar me thikë lojtarin “s1mple” kohë më parë.

    Prandaj edhe eliminimi i djeshëm nga rigoN është shndërruar në shakanë se “s1mple o ma i fortë amo rigoN e ka kithë n’mirage n’ramp”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!