Microsoft” bëri të ditur se do të lançojë një version të aplikacionit “Teams”për konsumatorët.
“Teams” për jetët tuaja personale, siç “Microsoft” e quan, do të sjellë disa funksione dhe mjete për familjet dhe grupet e vogla për të organizuar evenimente, informacione dhe për të pranuar dhe dërguar video thirrjeje.
Është një lëvizje interesante të shohim “Microsoft” të ndjekë këtë drejtim me aplikacionin “Teams” duke qenë se ofron një aplikacion të tillë siç është “Skype”.
Por “Skype” do të jetë aty konfirmoi një drejtues i lartë i “Microsoft”. Aktualisht ky shërbim ka 500 milionë përdorues.
Duke e pozicionuar Teams si mjetin perfekt për jetën profesionale dhe atë personale, “Microsoft” dëshiron që aplikacioni të identifikohet vetëm me punën në distancë por edhe me organizimin e jetës individuale. Për këtë qëllim shumica e përdoruesve shfrytëzojnë aplikacione si “WhatsApp”.
“Microsoft” nuk dha një datë të saktë por tha se App vjen nga fundi i vitit. Kompania rekomandon përdoruesit të përdorin Skype i cili javët e fundit është rritur me 52% në përdorim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.