×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Musk tha se inteligjenca artificiale do të krijojë situatën ku nuk do të nevojitet puna

    Reporteri
    05 Nëntor 2023 | 13:44

    Shumë ekspertë nga fusha e teknologjisë informative, pretendojnë se inteligjenca artificiale do të kryej çdo punë që sot e kryen njeriu.

    E një prej tyre që mbështet këtë teori është drejtori i Telsa, Elon Musk, i cili tha se inteligjenca artificiale do të arrijë në një pikë ku nuk do të nevojitet puna.

    Megjithatë atë e kundërshtoi ashpër drejtori i Nvidia, Jensen Huang i cili gjithashtu ka një këndvështrim tjetër për të ardhmen e ekonomisë me avancimin e inteligjencës artificiale.

    Dyshja që prej kohësh njihen, nuk u pajtuan në pikën kur Musk tha se inteligjenca artificiale ka potencialin të zëvendësojë njeriun kur bëhet fjalë për vendin e punës.

    “Gjëja e parë që ndodh me produktivitetin është prosperiteti. Kur kompanitë bëhen më të suksesshme, ato punësojnë më shumë njerëz, sepse duan të zgjerohen në më shumë fusha”, tha Huang.

    Sipas Huang, kur një kompani përmirëson produktivitetin me inteligjencë artificiale, atëherë ajo do të punësojë më pak njerëz. Por kjo supozon se një kompani nuk do të ketë ide të reja.

    “Për sa kohë që ka më shumë fusha për t’u zgjeruar – ide të reja në transport, shitje me pakicë, argëtim, teknologji dhe zbulimin e barnave – begatia që vjen nga produktiviteti i përmirësuar rezulton në punësimin e më shumë njerëzve”, beson ai.

    Ai vuri në dukje se industritë e sotme janë më të mëdha se ato të një mijë viteve më parë, “sepse padyshim që njerëzit kanë shumë ide”.

    Huang mendon se disa njerëz do të humbin punën e tyre për shkak të inteligjencës artificiale, por argumenton se ata kanë më shumë gjasa ta humbin atë nga një njeri tjetër që përdor inteligjencën artificiale.

    “Mendoj se vendet e punës do të ndryshojnë”, tha ai, por “supozimi im është se ne në fakt do të kemi punësim më të lartë, do të krijojmë më shumë vende pune”, tha ai për fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!