×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Netflixi mund të rrisë çmimet sërish

    Reporteri
    06 Tetor 2023 | 18:05

    Netflixi po planifikon të rrisë sërish koston e shërbimit të tij të transmetimit, sipas një raporti nga The Wall Street Journal. Transmetuesi thuhet se do të lëshojë rritjen e çmimit “disa muaj” pasi të përfundojë greva e aktorëve të Hollywoodit, gjë që mund të ndodhë në javët e ardhshme.

    Siç raportohet nga, Netflixi do të rrisë çmimet në “disa tregje globalisht”, duke filluar me SHBA-në dhe Kanadën.

    Ende nuk është e qartë se sa do të rrisë çmimet.

    Netflix rriti çmimet në të gjitha planet e tij vitin e kaluar, duke e çuar në 15,49 dollarë në muaj dhe planin premium në 19,99 dollarë në muaj.

    Këtë vit Netflixi bëri ndryshim edhe në ndarjen e fjalëkalimit të llogarisë, ku ngarkoi me ekstra 7.99 dollarë në muaj për ndarjen e llogarisë me dikë jashtë shtëpisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!