OnePlus pritet t’i prezantojë tre telefona të rinj në të njëjtën kohë, gjë që do të jetë hera e parë në një histori relativisht të shkurtër të kompanisë kineze.
OnePlus 8, modeli i cili do të gjendet në qendër të ofertës, tashmë është certifikuar në Indi, ndërsa modeli më i fuqishëm OnePlus 8 Pro është paraqitur në Geekbench, raporton GSMArena.
OnePlus 8 e ka numrin e modelit IN2011, ndërsa ashtu si edhe versioni Pro, do të ketë sistem me katër kamera në pjesën e pasme. Kur bëhet fjalë për OnePlus 8 Pro (IN2023), baza Geekbench 4 zbulon Android 10, çipsetin Snapdragon 865, pllakën amë Kona dhe 12 GB RAM.
OnePlus ka paralajmëruar ditë më parë ekranin e vet 120Hz, i cili me siguri do të jetë ekskluziv për modelin OnePlus 8 Pro, ndërsa dy modelet e tjera do të duhej të kenë ekrane 90Hz, shkruan KOHA Ditore.
Telefoni i tretë në linjë, OnePlus 8 Lite, mund të jetë edhe telefoni i parë i kompanisë i cili nuk do të përdorë çipset Qualcomm – përmendet çipi MediaTek Dimension 800 5G, por modeli Dimensity 1000 5G është gjithashtu në qarkullim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.