×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Pakistani bllokon TikTok-un: Ka përmbajtje të pamoralshme

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 15:24

    Autoritetet pakistaneze njoftuan të premten se e kanë bllokuar aplikacionin TikTok pasi nuk e ka larguar përmbajtjen e pamoralshme dhe të padenjë.


    Ky vendim i mor nga Autoriteti i Telekomunikacionit, i cili njoftoi përmes një deklarate se ndaj aplikacionit të famshëm ka pasur ankesa, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    “Duke e parë numrin e ankesave nga segmente të ndryshme të shoqërisë kundër përmbajtjes së pamoralshme dhe të padenjë në aplikacionin për shpërndarje të videove, TikTok, Autoriteti Pakistanez i Telekomunikacionit ka lëshuar udhëzime për bllokimin e aplikacionit”, thuhet në deklaratë.

    Zyrtarët e aplikacionit që është në pronësi të një kompanie kineze nuk kanë qenë menjëherë të qasshëm për koment pas vendimit të Pakistanit.

    Autoriteti Pakistanez i Telekomunikacionit tha se TikToku është informuar se rregullatori është i hapur për angazhim dhe do ta rishikojë vendimin, varësisht nga një mekanizëm që TikToku do ta përdorë për ndryshimin e përmbajtjes së paligjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!