×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Përdoruesit evropianë mund të mbeten pa disa funksione të iOS 26

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 21:54

    Përdoruesit e Apple në Bashkimin Evropian mund të humbasin disa nga funksionet e reja për shkak të rregulloreve të rrepta që rrjedhin nga Ligji për Tregjet Digjitale (DMA).

    Kajl Andir, kreu i departamentit ligjor të kompanisë, ka konfirmuar se disa funksione të ardhshme të iOS 26 do të shtyhen ose mund të mos vijnë fare në tregun evropian.

    Për më tepër, pa konfirmim zyrtar, përmendet se përdoruesit brenda BE-së mund të humbasin AirDrop, mjetin për ndarjen e shpejtë të përmbajtjes, që është në dispozicion për përdoruesit evropianë të iPhone që nga iOS 7 në vitin 2013, raporton The Wall Street Journal.

    Apple thotë se detyrimet e vendosura nga DMA i detyrojnë të ndajnë teknologjitë me palë të treta, gjë që ata e konsiderojnë të dëmshme për biznesin dhe sigurinë e përdoruesve.

    Gjithashtu paralajmërojnë se disa kërkesa lidhur me privatësinë janë joreale dhe favorizojnë disa kompani, veçanërisht ato evropiane.

    Nga ana tjetër, në Kinë, që në vitin 2018 Apple ka transferuar të gjithë të dhënat e përdoruesve në qendra të të dhënave që administrohen nga kompani shtetërore, duke i lehtësuar autoriteteve kineze qasje në këto informacione.

    Gjithashtu, Apple ka hequr mijëra aplikacione nga App Store-i kinez, përfshirë shërbimet VPN dhe platformat mediatike, dhe pranon censurimin e përmbajtjeve që janë të disponueshme në vende të tjera.

    Duket se ekziston një dallim në qasje, ku Apple kritikon hapur rregullatorët evropianë për mbrojtjen e privatësisë dhe konkurrencën në treg, ndërsa në Kinë i përmban të gjitha kërkesat pa kundërshtime.

    Për këtë arsye, shpesh kritikohen se Apple nuk është konsistent në promovimin e parimeve të tyre për privatësinë dhe lirinë e zgjedhjes së përdoruesve. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Tech&Auto

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!