×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Pesë “arsyet e forta” pse duhet ta blini modelin e iPhone 15 Pro Max

    Reporteri
    28 Shtator 2023 | 8:02

    Telefonat e linjës iPhone 15 kanë filluar të shiten në të gjithë botën që kur u prezantuan më 12 shtator në eventin e quajtur “Wonderlust” nga Apple.

    Bashkë me prezantimin e tyre kanë ardhur edhe veçori të reja sidomos në modelet Pro të iPhone-it.

    Prej katër modeleve që Apple ka prezantuar, 15 Pro Max ka veçoritë më të mira dhe është pajisja që duhet ta blini nëse doni kapacitete më shumë. Këtu janë pesë arsyet pse duhet ta blini këtë model.

    –Porti USB-C, të gjitha modelet e iPhone 15, përfshirë edhe modelin 15 Pro Max janë të pajisura me portin USB-C. Tani me të njëjtën kabllo mund të mbushni iPhone-in tuaj, iPad-in dhe Mac-in tuaj.

    iPhone mund të përdoret gjithashtu për të karikuar pajisje sikurse AirPods dhe Apple Watch dhe në modelet Pro dhe Pro Max mund të transferoni përmbajtje deri në 10 Gb/s me një kabllo të përshtatshme.

    Butoni i Veprimit (Action Button) – Action Button zëvendëson butonin “mute” në modelet Pro. Mund të përdoret për të bërë të shumë gjëra si aktivizimi i një modaliteti Focus, ndezja e kamerës, ndezja e blicit dhe shumë gjëra të tjera.

    Çipi A17 Pro – çipi A17 Pro ofron mundësinë e lojërave me konsolë. Ju do të jeni në gjendje të luani lojëra si Resident Evil 4 dhe Death Stranding.

    Korniza me titan – iPhone 15 Pro dhe Pro Max janë ndërtuar me shasi titani material më i lehtë se shasia prej çeliku inox, kështu që edhe pse këta iPhone kanë të njëjtën madhësi me iPhone-ët e vitit të kaluar, do të jenë më të lehtë për nga pesha.

    Si bonus, Apple ndryshoi dizajnin për t’i bërë ato më të riparueshme, kështu që është pak më lirë nëse thyeni xhamin e pasmë. Ndryshime të tjera të dizajnit përfshijnë skajet kornizat më të holla të ekranit.

    Lente telefoto 5x – një veçori tjetër shumë e rëndësishme në këtë model është kamera me lentet telefoto 5x.

    Zmadhimi optik 5x u bë i mundur me teknologjinë e re tetraprism të Apple, në mënyrë që të mund të zmadhoni më shumë se kurrë më parë./telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!