×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Policia me metodë të re për dënimin e shoferëve të papërgjegjshëm, kamuflon radarin me kamerë në rimorkion e një kamioni

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 14:15

    Policia zvicerane duket se ka “zbuluar” një metodë të pazakontë, për të ndëshkuar shoferët e papërgjegjshëm që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë në zona urbane.


    Kështu ka vendosur radarë të fshehur, nëpër rimorkio të kamionëve të parkuar në skaje të rrugëve të qytetit të Cyrihut.

    Radari i pajisur me kamerë ishte vendosur në Uraniastrasse të Cyrihut, ku filmonte të gjitha veturat që tejkalonin shpejtësinë e lejuar me shenja paralajmëruese të komunikacionit.

    Një video e publikuar në platformën TikTok e dëshmon një gjë të tillë, ku përkrah radarit të kamufluar ka thasë me mbeturina dhe gjësende tjera të vjetra, me qëllim që të mos duket apo vërehet assesi nga shoferët.

    E pavarësisht se shumë qytetarët e kanë dënuar një veprim të tillë, sipas policisë kjo metodë është dëshmuar si tejet efikase – duke ulur përqindjen e aksidenteve dhe shqiptuar tiketa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!