×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Pronari i Facebookut ua ndalon platformat sociale mediave shtetërore ruse

    Reporteri
    17 Shtator 2024 | 11:33

    Pronari i Facebook-ut, “Meta”, tha se po ua ndalon disa rrjete të mediave shtetërore ruse, duke pretenduar se ato përdorin taktika mashtruese për të kryer operacione ndikimi për të shmangur zbulimin në platformat e saj, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ne kemi zgjeruar zbatimin tonë ndaj mediave shtetërore ruse. Rossiya Segodnya, RT dhe entitete të tjera të ndaluara nga aplikacionet tona në mbarë botën për aktivitetet e ndërhyrjës së huaj”, tha “Meta”.

    Spikeri I RT, Eunan O’Neill, u shpreh se transmetuesi dhe “Rusia si një e tërë mohon akuzat që kanë ardhur masivisht kundër këtij kanali dhe të tjerëve në ditët e fundit”.

    Ndalesat pritet të hyjnë në fuqi në ditët në vazhdim.

    Ambasada ruse në Washington dhe pronari i agjencisë lajmeve Sputnik, Rossiya Segodnya, nuk iu përgjigjen menjëherë kërkesave të BBC-së për koment.

    Mediat shtetërore ruse kanë rënë nën një kontroll të shtuar për pretendimet se kanë tentuar të ndikojnë në politikën e vendeve perëndimore. Përveç Facebook-ut, gjigandi i mediave sociale “Meta” zotëron Instagram-in, Whatssap-in si dhe Threads.

    Kjo lëvizje shënon një përshkallëzim në qëndrimin e kompanisë më të madhe të mediave sociale në botë ndaj mediave shtetërore ruse. Dy vjet më parë, “Meta”, mori masa më të kufizuara për të kufizuar përhapjen e mediave të kontrolluara nga shteti rus, duke përfshirë ndalimin e transmetimeve të reklamave nga këto kanale në platformat e saj dhe kufizimin e arritjes së përmbajtës së tyre.

    Pas fillimit të luftës në Ukrainë, “Meta”, si platformat e tjera të mediave sociale i është përmbajtur kërkesave të BE-së, Britanisë së Madhe dhe Ukrainës për të bllokuar disa media shtetërore ruse në ato rajone.

    Në fillim të këtij muaji, ShBA akuzoi transmetuesin shtetëror RT për pagimin e një kompanie në Tennessee me 10 milionë dollarë “për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje për publikun amerikan me mesazhe të fshehura të qeverisë ruse”.

    Një aktakuzë tha se videot – që shpesh promovonin narrativa të djathta mbi çështje si imigracioni, gjinia dhe ekonomia – fshehurazi ishin “redaktuar, postuar dhe drejtuar” nga dy punonjës në RT.

    Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, njoftoi sanksione të reja ndaj RT-së, duke e akuzuar atë si një “de facto degë të aparatit të intelegjencës së Rusisë”. Diplomati kryesor amerikan u tha gazetarëve të premtën se RT ishte pjesë e një rrjeti të mediave të mbështetura nga Rusia që kishin tentuar të “nënvlerësonin demokracinë në Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se qeveria ruse e ka “integruar brenda RT, një njësi me kapacitete operacionale kibernetike dhe lidhje me intelegjencën ruse”.

    RT transmetoi në livestream komentet e z.Bliken në X dhe e shpalli atë si “teorinë e re konspiracioniste të ShBA-së”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!