×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Pse nuk duhet ta fikni kurrë WiFi-n në shtëpinë tuaj

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 13:02

    Teksa i ftohti afrohet, familjet në Mbretërinë e Bashkuar po kërkojnë të kursejnë energji kudo që të munden mes krizës së kostos së jetesës.

    Por teksa fikja e WiFi-së tuaj mund t’ju kursejë pak para, mund të shkaktojë më shumë probleme afatgjatë. Ekspertët e fushës u kanë kërkuar familjeve që të mos i fikin ruterat e tyre sado joshëse mund të duket kjo.

    Jeff Parsons, redaktor i teknologjisë dhe shkencës në Metro, vuri në dukje se ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familje mesatarishz deri në 20£ në vit.

    Megjithatë, ai vazhdoi të shpjegonte: “BT, Sky dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë”.

    Arsyeja është se fikja dhe ndezja e vazhdueshme e routerit mund t’i indikojë ofruesit tuaj të internetit se lidhja juaj është e paqëndrueshme, raporton LadBible. BT tha në një deklaratë: “Fikja e vazhdueshme e shpërndarësit e bën linjën të duket e paqëndrueshme, që do të thotë se shpejtësia juaj mund të reduktohet automatikisht për të përmirësuar besueshmërinë e lidhjes suaj me rreze të gjerë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!