Rolls-Royce prezantoi një model unik Dawn të prodhuar në bashkëpunim me arkitektin japonez Kengo Kuma.
Dawn unik është një interpretim prekës i ndërtesës së re luksoze The Kita në qendër të Tokios, projektuar nga Kengo Kuma.
Vetura është porositur nga pronari i Westbank, një kompani që ndërton ndërtesa luksoze.
Pronari i pasur e porositi veturën me dëshirën për t’u frymëzuar nga apartamenti i tij shumëkatëshe dhe ndihmën e tij e siguroi vetë Kum.
Qëllimi kryesor i dizajnimit të Dawn ishte që të përcillet një delikatesë japoneze e kombinuar me një ndjenjë precize të përbërë nga linja të pastra ndërtimi.
Trupi i veturës është pikturuar në argjend Haze, i cili përfaqëson materialet gri-argjend të përdorura për strukturën e ndërtesës.
Një hije bronzi e frymëzuar nga ndërtesa dhe elementët e saj të jashtëm si dhe të brendshëm shfaqet gjithashtu në diell.
Brendësia e makinës është e veshur me lëkurë gri Selby me detaje të bardha dhe të zeza Artic, dhe gjithashtu ka rripa sigurie gri Slate. Paneli është bërë në mënyrë që gri Piano Selby të ndryshojë në të zezë piano.
Vetura është e pasur me detaje unike sa mund të analizohet me orë të tëra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.