×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Shpërthejnë memet me bllokimin e Facebookut, përdoruesit janë mbledhur në Twitter

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 23:50

    Me rënien e Facebook-ut, WhatsApp-it dhe Instagram-it për orë të tëra, ishte vetëm çështje kohe para se memet të dilnin për të tallur me situatën.


    Fatkeqësisht ato nuk mund të publikoheshin në asnjë nga këto rrjete sociale, kështu që Twitter ishte destinacioni përfundimtar për këto postime përmes të cilave përdoruesit u përpoqën të shmangnin mërzinë.

    Fillimisht shqetësimi më i madh për shumicën e njerëzve ishte nëse dikush tjetër kishte të njëjtin problem.

    Kjo situatë kurioze u sqarua në Twitter, ku edhe u zhvendos tërësisht komunikimi.

    Më poshtë gjeni disa nga ‘memes’ që përdoruesit kanë publikuar rreth kësaj situate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!