Shitjet e gjeneratës së tetë të Volkswagen GTI dhe Golf R kanë filluar në fund të vitit të kaluar, por modelet hatchback tashmë po përjetojnë tërheqjen e tyre të parë.
Në një njoftim më 16 mars, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) njoftoi për një tërheqje për më shumë se 4.000 vetura GTI dhe Golf R 2022 për një mbulesë motori që mund të lirohej dhe shkrihej nëse prek pjesë të tjera të motorit, duke rritur rrezikun për një zjarr në hapësirën e tij.
Një raport i përditësuar nga 21 marsi tregon për 4.269 automjete të prekura, prej të cilave 3.404 janë GTI dhe 865 Golf Rs.
Mbulesa e motorit potencialisht mund të mos fiksohet gjatë “manovrave specifike të drejtimit me forca përshpejtuese ekstreme të larta”.
Nëse mbulesa bie në kontakt me sipërfaqet e nxehta si turbongarkuesi, ajo mund të shkrihet dhe mund të shkaktojë zjarr, paralajmëron NHTSA-ja. Organizata thotë se nëse mbulesa shkëputet nga pikat e fiksimit të saj, pronarët mund të nuhasin një erë djegëse nga hapësira e motorit.
Volkswageni ka deklaruar se planifikon të heqë mbulesën e motorit nga automjetet e prekura ndërkohë që po punon në një pjesë të ridizajnuar.
Pronarët e automjeteve të prekura do të fillojnë të marrin njoftime për tërheqje nga Volkswagen më 13 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.