TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në botë në vitin 2020, sipas kompanisë së analizave dixhitale App Annie. Platforma kineze e shpërndarjes së videove është bërë i vetmi aplikacion që nuk është në pronësi të Facebook-ut por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara në gjithë botën, duke u renditur i pari.
Popullariteti i vazhdueshëm i TikTot-ut u shfaq edhe pasi ish – Presidenti amerikan, Donald Trump u përpoq ta ndalonte atë në Amerikë. Vitin e kaluar, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar shkarkimet e reja të aplikacionit TikTok në SHBA.
Administrata Trump pretendonte se TikTok-u përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare pasi qeveria kineze kishte qasje në të dhënat e përdoruesve të saj. Kurse kompania në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat.
Që kur u bë President i SHBA-ve në janar të këtij viti, Joe Biden ka tërhequr urdhrin ekzekutiv të Trump. Aplikacionet në pronësi të Facebook kanë mbajtur vendin e parë që nga fillimi i sondazhit në 2018 dhe kompania ende dominoi tabelën, raporton BBC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.