Ishte çështje kohë kur dikush do të kujtohej që të zgjeroj ndalesën për shitje të motorëve me benzinë dhe pajisje tjera të ngjashme, siç janë edhe kositëset e barit.
E personit të parë që i është kujtuar është guvernatori i Kalifornisë, Gawin Newsom. Ai ka vendosur të ndalojë shitjen e mjeteve motorike me djegie të brendshme, duke ndaluar kështu shitjen edhe të mjeteve tjera më të vogla motorike me benzinë, transmeton Telegrafi.
Ai shpreson që nga viti 2024 të ndalojë shitjen e veturave me benzinë. E kompanitë që shesin me pakice mjete të ndryshme motorike me këtë derivat, do të ndalnin shitjen duke rritur kështu gjasat për një ambient më të pastër.
E në grupin e “small off-road engines” hyjnë prodhimet si kositëset e barit, agregatët, thithëset, kompresorët dhe pajisjet e tjera industriale motorike që prodhojnë deri në 25 kuaj-fuqi. Në listën e mjeteve të ndaluara për shitje, do të jenë edhe mjetet transportuese që shfrytëzohen në lojën e golfit.
Është interesant që në Kaliforni prodhime të tilla tejkalojnë numrin e veturave të shitura. Në total ekzistojnë 16.7 milionë, ku 77 e tyre përdoren për kopshte. E nëpër autostradat e Kalifornisë lëvizin rreth 13.6 milionë vetura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.