×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Vetura e James Bond do të shitet për 5 milionë funta

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 11:52

    Një nga tre veturat origjinale Aston Martin D5, e ndërtuar posaqërisht për filmat James Bond, do të shitet në ankand dhe pritet që çmimi tij të shkoj deri në 5 milionë funta.


    Aston Martin D5 është ndoshta një nga veturat më të famshme të të gjitha kohëve. Ajo është fytyra e filmit James Bond. Ka shumë shtesa ekstra që e bëjnë atë speciale, si dhe është përdorur në shumë skena me ndjekje të veturave.

    Ankandi do të mbahet me datën 15 gusht, dhe që tani ka marrë shumë interesim.

    Dy verzione të kësaj makine janë prodhuar. E para është përdorur për skena të rrezikshme ku nevojitej të ishte më e lehtë. Ndërsa e dyta për skena të afërta dhe ka interiorin shumë të bukur.

    Ajo fillimishte ishte shitur në vitin 2006 për 2 milionë funta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Tech&Auto

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!