Investitorët i larguan 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë Tesla pavarësisht premtimit të shefit ekzekutiv të saj, Elon Musk, për ta ulur çmimin e veturave elektronike deri në 25 mijë dollarë, por jo para tre vjetëve.
Vlera e kësaj kompanie në treg ra për 20 miliardë dollarë vetëm dy orë para mbylljes së tregut të martën, pasi shefi dhe zyrtarët e tjerë të kompanisë i prezantuan strategjitë prodhuese dhe baterinë e re për vetura elektrike. Aksionet u mbyllën me 5.6 për qind rënie dhe pas disa orëve ranë përsëri për 6.9 për qind.
Investitorët kishin pritur dy njoftime të rëndësishme në ditën që Musk e kishte quajtur “Dita e Baterisë” – zhvillimin e një baterie me të cilën mund të udhëtohet një milion milje dhe që qëndron mbi dhjetë vjet si dhe një cak të saktësuar për zvogëlimin e kostos. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk u ofrua.
Musk premtoi se në vitet e ardhshme do ta përgjysmojë çmimin e baterisë në mënyrë që çmimi i veturave elektrike të jetë i përballueshëm, shkruan Reuters, transmeton Express.
“Brenda tre vjetësh, ne mund të bëjmë një veturë prej 25 mijë dollarësh që do të jetë e krahasueshme ose pak më e mirë se një veturë me benzinë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.