Volvo do të shesë vetëm vetura elektrike nga viti 2030, është zotuar kompania suedeze.
Deri në atë kohë, kompania ka thënë se do të përfundojë me prodhimin e motorëve me djegie, përfshirë edhe modeleve hibride.
Prodhuesi po ashtu po planifikon të investojë edhe në shitjet online. Ajo po mundohet të përfitojë nga rritja e kërkesës për veturat elektrike në Kinë.
“Për të mbetur të suksesshëm, kemi nevojë për rritje. Andaj në vend të investimit në bizneset në tkurrje, zgjedhim të investojmë në të ardhmen – vetura elektrike dhe online”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Hakan Samuelsson.
Me shtytjen e shitjeve online, kompania po mundohet t’ua mundësojë përdoruesve të bëjnë porosi online me specifika të ndryshme, nga shtëpia.
Volvo nuk do të investojë në veturat me hidrogjen, pasi mendon se s’do të ketë shumë kërkesë nga klientët.
Volvo më herët kishte njoftuar se deri më 2025 gjysma e shitjeve të saj do të jenë tërësisht elektrike, ndërsa tjerat hibride.
Në shkurt, ajo tërhoqi planet për bashkim me gjigantin kinez “Geely”.
Por dy kompanitë kanë thënë se në vend të kësaj do të formonin një partneritet për të bërë pjesë për veturat elektrike që do të mund të përdoreshin nga dy kompanitë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.