Përdoruesit e WhatsApp që nuk pranojnë termat dhe kushtet e përditësuara deri në 15 maj nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe.
Llogaria e tyre do të renditet si “joaktive”. Llogaritë joaktive mund të fshihen pas 120 ditësh. Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë ende për “një kohë të shkurtër”. WhatsApp njoftoi update-n në janar. Dhe pati një reagim të ashpër midis shumë përdoruesve që menduan se kjo do të thotë se kompania po planifikon të ndajë më shumë të dhëna me kompaninë e saj mëmë, Facebook.
WhatsApp tashmë ndan disa informacione me Facebook, të tilla si adresa e pajisjes dhe blerjet e bëra përmes platformës. Por ky nuk është rasti i Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku ekzistojnë ligje të ndryshme të privatësisë.
Për shkak të këtyre diskutimeve, shumë njerëz i janë drejtuar aplikacioneve të tjera alternative, si Signal dhe Telegram, të cilat konsiderohen më të sigurta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.