Platforma e mesazheve, WhatsApp , aktualisht është duke punuar në një veçori të re. Përditësimi do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin ngjyrën kryesore të aplikacionit.
Ky funksionalitet i ri mund të shihet në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për iOS 24.1.10.70, i disponueshëm në aplikacionin TestFlight. Pasi të dalë zyrtarisht, përdoruesit e WhatsApp do të jenë në gjendje të zgjedhin një ngjyrë nga një gamë prej pesë ngjyrash, duke i lejuar ata të eksperimentojnë me to derisa të gjejnë përfundimisht ngjyrën e përsosur të preferencës së tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.