×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Zuckerberg dëshiron të na bashkojë të gjithëve në “Metaverse”: Si do të duket kjo

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 10:09

    Mark Zuckerberg njoftoi mbrëmë se kompania e tij tani quhet Meta, por kjo nuk do të thotë se Facebook po zhduket. Rrjeti më i madh social, si dhe aplikacionet e tjera, WhatsApp, Instagram dhe Messenger dhe produktet tjera do të vazhdojnë të jenë me emrin e tyre.

    “Metaverse” është vizioni i ri i Zuckerberg për mediat sociale dhe internetin në të ardhmen që duket se e ka nxjerrë atë nga fantashkenca.

    Natyrisht, e gjithë kjo nuk është ende plotësisht e përcaktuar, por nga Facebook e përshkruan atë si një përzierje e realitetit virtual dhe të shtuar dhe teknologjive të tjera që duhet të na lejojnë të krijojmë dhe eksplorojmë me njerëz të tjerë që nuk janë në të njëjtën hapësirë ​​fizike si ne. E thënë thjesht, për të imagjinuar internetin si një mjedis 3D ku mund të futemi, jo vetëm si një ekran kompjuteri apo celulari.

    Zuckerberg tregoi një seri video konceptesh në të cilat ata përpiqen të portretizojnë se si duhet të duket e gjithë kjo. Sipas tyre, do të ishte një botë e komuniteteve virtuale të ndërlidhura, në të cilat ne mund të shoqërohemi, të punojmë dhe të argëtohemi, duke përdorur syzet e realitetit të shtuar, pajisjet e realitetit virtual ose telefonat tanë celularë dhe pajisje të tjera.

    Ata treguan gjithashtu mundësinë e dërgimit të avatarit tonë holografik në një koncert ku dikush është live.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!