Teologu kosovar, Mustafë Bajrami, e ka pasur një izolim jo të zakonshëm nga coronavirusi. Ai u detyrua të lajë tepiha.
Vetë Bajrami ka rrëfyer ngjarjen duke e shoqëruar me fotografi teksa fërkon me shumë përkushtim, shkruan Reporteri.net.
“Imagjinoni, knej tu u ruajtë e tu u tutë prej koronavirusit, knej t’kërset një taksirat edhe ma i madh. Jashtë s’guxon me dalë prej koronavirusit, n’shpi t’presin tepihat m’i la. Edhe n’fund, sa thu e bitisa, veç kur t’thonë hajt edhe qaty pak se nuk e ke fërku mire!”, ka shkruar Bajrami.
Ndryshe, kosovarëve po u sugjerohet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.