Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, tërhoqi shumë vëmendje në internet për shkak të imazhit të ri gjatë vizitës në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në Palm Beach, Florida.
Mbrëmjen e së martës, ai u pa me një këmishë të bardhë golfi, pantallona të zeza dhe këpucë gjersa vëmendje të veçantë tërhoqi modeli i flokëve poshtë kapelës, e cila u quajt menjëherë “frizura me kapelë”.
Trump u shfaq i qetë teksa iu afrua vizitorëve, i përshëndeti ngrohtësisht dhe i pyeti nëse po e shijonin kohën në fushën e golfit.
Në videon e publikuar në platformën X, ai shihet duke mbajtur një kapele të kuqe në dorë teksa flet me turmën.
“A po kënaqeni të gjithë këtu?”, pyeti Trump dhe më pas shtoi duke buzëqeshur “a janë të gjithë republikanë këtu?”.
Kjo video ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentojnë performancën e tij të rastësishme.]
Donald Trump reveals his new haircut pic.twitter.com/JJTeQaLQlp
— SOUND | Victor Baez (@itsavibe) December 18, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.