×
  • Extra
  • Extra

    Turisti po thurte lavde për Barcelonën, por gjatë intervistës, prapa tij kapet hajduti duke vjedhur një çantë

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 16:48

    Një turist në Barcelonë, derisa po jepte një intervistë për ushqimin e mrekullueshëm, plazhet e bukura dhe ujin e pastër atje, një burrë prapa tij në plazh shfaqet duke vjedhur një çantë shpine.

    Një hajdut i supozuar u filmua duke vjedhur në një plazh të Barcelonës – teksa një pushues i intervistuar nga një TV spanjoll shprehet për ushqimin e mrekullueshëm të qytetit dhe motin e bukur.

    Burri u shfaq në sfondin e kësaj interviste teksa turisti po i thoshte gazerarit “Unë e dua Barcelonën”, shkruan The Mirror, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Ani pse intervista vazhdon e nuk ndërprehet dhe personi në fjalë merr çantën që ndodhej në plazh, disa sekonda më vonë shfaqet edhe pronari i cili fillon e bërtet se kush ia ka vjedhur gjërat që kishte lënë aty, çantën dhe pantallonat.

    Pamjet, të transmetuara në kanalin shtetëror spanjoll TVE dhe të filmuara në plazhin e njohur të qytetit të Barcelonës, Sant Miquel, u bënë virale të hënën.

    Policia zbuloi se kishte gjurmuar dhe identifikuar të dyshuarin, falë videos nga intervista e bërë me turistin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!