Punëtori i KEDS-it në terren, Shefki Gashi ka treguar disa ngjarje interesante gjatë punës që e bën çdo ditë.
Ai tregoi një rast ku një person ia kishte këputur rrymën vëllaut të tij dhe nuk donte t’i lejonte punëtorët e KEDS-it që t’i rregullonte.
“Njëri ia ka këput rrymën vëllaut, e s’më lejojke me zbrit nga shtylla elektrike, kur ia rregullova rrymën, pastaj u dasht me e thirr policinë”, u shpreh Gashi.
Ai tregoi se frika më e madhe e tyre gjatë punës është se mos lëndohen.
Gashi gjithashtu theksoi se shpesh kanë edhe probleme me qenët endacakë, përcjell Klankosova.
“Më shumë frikësohemi se mos po lëndohemi në terr, ne pemë. Ndonjëherë edhe këndojmë, ndonjëherë kënga edhe lodhjen ta hjek. Me qenë shtyllat pak të vjetra, normal që është frika, po i marrim i lidhim me ndonjë përques që ta sigurojmë terrenin dhe ta kryejmë punën. Ndonjëherë kemi edhe probleme me qentë endacakë.”, u shprëh ai.
Tutje, Gashi për Vitin e Ri 2022, ndër të tjera shpreson të ketë kushte më të mira të punës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.