Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka promovuar pullën postare me logon e 50 vjetorit për nder të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Sipas ‘Kosovapress’, promovimin e kësaj pulle e ka bërë Posta e Kosovës me rast të shënimit të pesë dekadave të themelimit të Universitetit të Prishtinës si institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Republikën e Kosovës, transmeton Reporteri.net.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema tha se promovimi i kësaj pulle postare është aktivitet i rëndësishëm për Universitetin e Prishtinës si shpërblim i punës së madhe të këtij universiteti.
“Kjo pullë postare vjen si shpërblim i punës së ma dhe që ka bërë Universiteti i Prishtinës për 5 kjo është një vlerë e veçantë, që besoj se është edhe një vlerë e veçantë për Postën e Kosovës sepse e nderon një tempull i cili për 50 vite ka dhënë dritë, ka dhënë profesionist, ka dhënë kontribute në të gjitha fushat”, deklaroi Dema.
Dema shtoi se shtetin e Kosovës e ka lindur ky universitet, prandaj është i lidhur ngushtë me fatin e popullit të Kosovës dhe është obligim për secilin që ta rrisë dhe zhvillojë atë.
Kryeshefi ekzekutiv i postës së Kosovës, Shefqet Avdija tha janë krenarë që kanë bërë promovimin e pullës postare për Universitetin e Prishtinës me qëllim të promovimit të vlerave në Republikën e Kosovës.
Avdija tha se historia e Universitetit të Prishtinës është e pandashme me historinë e popullit, andaj edhe kjo pullë postare do të udhëtojë kudo nëpër botë me imazhin e tempullit të arsimit si institucioni më i rëndësishëm në Kosovë./Reporteri/