×
  • Extra
  • Extra

    Victoria’s Secret është faqja më e pistë në internet dhe jo për shkak të të brendshmeve

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 19:00

    Një tjetër problematikë për Victoria’s Secret. Një studim i ri i kryer nga Uswitch – një shërbim për krahasimin e çmimeve me bazë në Mbretërinë e bashkuar, që lejon konsumatorët të krahasojnë çmimet për shërbimet e energjisë, financat personale, sigurimet dhe shërbimet e transmetimit – ka bërë një analizë të website-eve (faqeve në internet) për shopping më të njohura të modës.


    Studimi është bazuar te të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar, por patjetër që mund të shërbejë si një udhëzues i mirë për të kuptuar se cilat faqe janë më pak miqësore me mjedisin. Faqja e Victoria’s Secret është konsideruar “më e pista” për shkak të gjurmëve të karbonit.

    Raporti nga Uswitch vëren gjithçka, nga mënyra e mirëmbajtjes së një faqe në internet te madhësia e shkronjave, imazhet e përdorura dhe ndikimi i tyre në efikasitetin e energjisë së një website-i.

    Studimi zbuloi se faqja e kompanisë emeton 6.64g dioksid karboni (CO2) për klikim në faqen kryesore, krahasuar me vetëm 0.29g CO2 për vizitë të emetuar nga kompania H&M. Vetëm 135 vizita online në Victoria’s Secret barazojnë të njëjtat emetime karboni me rastin kur nget makinën për 5 kilometra.

    Gjithnjë e më tepër aktiviteti në internet po përflitet për ndikimin negativ në mjedis. Në janar të këtij viti, një studim i ri nga Universiteti Purdue në SHBA vlerësoi se një orë në video-konferencë lëshon midis 150 dhe 1000 gramë dioksid karboni.

    Studiuesit zbuluan se lënia e kamerës fikur mund të ndihmojë në uljen e gjurmëve të karbonit. Transmetimi i videove në qartësi standarde në vend të qartësisë së lartë (high definition) mund të rezultojë në një ulje prej 86%.

    Ky ishte studimi i parë i këtij lloji për të vëzhguar se si infrastruktura e internetit ndikon edhe në përdorimin e ujit dhe tokës, jo vetëm te emetimet e karbonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!