Një situatë e pazakontë është regjistruar sot nga kamerat gjatë konferencës për media të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilën e mbajti në Pallatin e Serbisë.
Teksa presidenti i Serbisë ka folur për “akuza sekrete”, krahu i tij e djathtë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pasur një diskutim të gjallë me veten e tij.
Meqenëse kamera nuk arriti të regjistrojë zërin për shkak të distancës nga ministri serb, nuk dihet përmbajtja e bisedës që Vulin ka pasur me veten e tij, por ajo që mund të shihet është se Vulin në një moment ka arritur madje edhe të qeshë.
Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është bërë viral në Serbi, mëngjesin e sotëm.
Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë Vuçiç pasi ta sheh videon ku ministri i tij në njëfarë forme dukej i mërzitur dhe bënte gjestikulacione, duke aluduar edhe sikur po e imiton shefin e tij.
Šta mu je? pic.twitter.com/tLGqZM1ktx
— Boris Herman (@hermankg) December 29, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.