Viti shkollor filloi keq në Gjermani me një incident ku u përfshi një vajzë 7-vjeçare.
Në një shkollë fillore në Rostock, Gjermani, një vajzë, sulmoi mësuesen vetëm disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, transmeton Reporteri.net.
Mediat raportojnë se ajo shkelmoi mësuesen dhe filloi ta godasë me këmbë e duar. Madje raportohet se nxënësja edhe e ka kafshuar, për çka mësuesja përfundoi në spital.
Shkaqet e sulmit ende nuk dihen.
Meqenëse, mësuesja nuk dinte çfarë të bënte në situatën në të cilën ndodhej, ajo thirri policinë. Rojet, të cilët mbërritën shpejt, arritën të qetësojnë situatën.
Vajza u dërgua në spital për ekzaminim, dhe veprime të mëtejshme do të merren me koordinim me institucionin e kujdesit për fëmijët.
Policia po heton shkaqet e sulmit të pazakontë. Gjithashtu filloi një procedurë për të përjashtuar vajzën nga klasa, dhe pjesa tjetër e studentëve iu nënshtruan masave të veçanta pedagogjike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.