×
  • Extra
  • Extra

    WhatsApp arrin 2 miliardë përdorues

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 19:18

    WhatsApp, aplikacioni i mesazheve, i drejtuar nga Facebook, njoftoi sot se numëronte tashmë më shumë se dy miliardë përdorues në mbarë botën dhe u shpreh i vendosur për të mbrojtur bisedat e tyre private.


    Ne jemi të mrekulluar të ndajmë në këtë ditë që WhatsApp numëron më shumë se dy miliardë përdorues në botë”, theksoi grupi në një postim duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së bisedave, fotove, videove dhe të dhënave të tjera personale të përdoruesve.

    Ne e dimë që sa më shumë të lidhemi, aq më shumë duhet të mbrojmë të dhënat”, theksoi ai.

    “Ndërkohë që ne kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në linjë, mbrojtja e bisedave tona është më e rëndësishme se kurrë”, shtoi ai.

    WhatsApp theksoi se çdo mesazh i dërguar është i siguruar nga një kod i fuqishëm që mbron informacionet nga piratët dhe kriminelët./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!