Lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva, ka tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm.
Lojtari i Liverpoolit humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë, duke lënë pas një boshllëk të madh.
Së fundmi janë bërë publike pamjet prekëse të familjarëve të tij dhe partneres, Rute Cardozo, në momentin kur konfirmuan trupat e Diogos dhe vëllait të tij. Emocionet ishin të papërmbajtshme, ku lotët dhe trishtimi u dukën qartë në fytyrat e tyre.
Rute Cardoso y la madre de Diogo Jota, devastadas a la salida de la morgue tras reconocer sus cuerpos.
Entre los presentes que las acompañaban, un Jorge Mendes que no podía ocultar las lágrimas.
🔗 https://t.co/XJo4TIeeN9 🔗 pic.twitter.com/2RrvXnbM0X
— ElDesmarque (@eldesmarque) July 4, 2025
Pas përfundimit të autopsisë dhe testit të ADN-së, trupat u identifikuan dhe familjarët u nisën për në Portugali, ku do të mbahet ceremonia e varrimit.
Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Silva, në një aksident automobilistik në veri të Spanjës.
Sipas autoriteteve spanjolle, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit, në autostradën A-52 pranë Cernadillas, në provincën Zamora.
Dy vëllezërit po udhëtonin me një Lamborghini Huracán drejt Santander-it, nga ku planifikonin të udhëtonin me traget për në Mbretërinë e Bashkuar.
Jota, 28 vjeç, kishte zgjedhur rrugën tokësore pas një operacioni në mushkëri, pasi mjekët i kishin rekomanduar të shmangte fluturimet.
Hetimet paraprake të Guardia Civile tregojnë se automjeti humbi kontrollin pas një shpërthimi të gomës gjatë një manovre parakalimi.
Pas përplasjes, makina u përfshi nga flakët dhe të dy pasagjerët humbën jetën në vendngjarje. Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes treguan përmasat shkatërruese të aksidentit.
Një aspekt që po hetohet nga afër është teknologjia e sigurisë e përdorur në modelin Lamborghini Huracan, në veçanti sistemi piroteknik që aktivizon hapjen e dyerve në rast përmbysjeje.
Ky mekanizëm – që përfshin bulona eksplozivë për të lehtësuar daljen e pasagjerëve – konsiderohet inovativ, por edhe potencialisht i rrezikshëm në raste përplasjesh të forta.
Ende nuk është konfirmuar nëse ky sistem u aktivizua apo dështoi në momentin kritik.
Ekspertët e hetimit po analizojnë rrënojat, mbetjet e gomave dhe të dhënat e gomave rrëshqitëse në rrugë, për të përcaktuar shpejtësinë e makinës dhe kushtet teknike në momentin e aksidentit.
Gjithashtu janë përmendur edhe njoftime të mëparshme për tërheqje që kanë prekur automjete të markës Lamborghini, përfshirë çështje me kllapat e dritave dhe mekanizmat e dyerve – megjithëse nuk ka ende prova që ato të jenë të lidhura me këtë rast.
Ky incident ka rikthyer vëmendjen mbi standardet e sigurisë në supermakinat moderne, ku balancimi i performancës ekstreme me garancitë për jetë shpesh paraqet sfida të mëdha inxhinierike.
Nëse zbulohet se ndonjë defekt në dizajnin e mjetit ka ndikuar në tragjedinë e dy vëllezërve, nuk përjashtohet mundësia që autoritetet evropiane të rishikojnë protokollet aktuale të testimeve për automjetet luksoze.
Ndërkohë, familja dhe miqtë e Diogo Jotas dhe Andre Silvës po kalojnë momente të vështira, ndërsa bota e futbollit u bashkua në homazhe për jetët e humbura. Raporti zyrtar i hetimit pritet të publikohet në ditët në vijim.
Një moment prekës është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale, ku fanella me numrin 20 e Diogo Jotas është vendosur në vendin ku futbollisti dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik tragjik në Spanjë.
Fotografia është ndarë nga futbollisti i Liverpoolit, Kostas Tsimikas, i cili me këtë veprim ka dashur të nderojë kujtimin e bashkëlojtarit të tij dhe të japë një mesazh respekti për humbjen e madhe.
Fanella e kuqe e Jotas duket e vendosur në anë të rrugës, pranë vendit ku ndodhi aksidenti, duke krijuar një kujtim të gjallë për yllin e Liverpoolit, i cili ishte i dashur jo vetëm për tifozët, por edhe për shokët e skuadrës dhe gjithë komunitetin sportiv.
Ky imazh është bërë viral në mediat sociale dhe ka prekur zemrat e shumë njerëzve që ndjejnë dhimbjen për humbjen e Diogo Jotas, duke theksuar edhe një herë trashëgiminë e tij si futbollist dhe njeri.
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, pritet të përfundojë pushimet dhe të rikthehet më herët në Angli pas vdekjes tragjike të shokut të skuadrës, Diogo Jota, sipas një raportimi.
Bota e futbollit është në zi pas lajmit të së enjtes, kur Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik. Makina e tyre Lamborghini pësoi shpërthim të gomës gjatë një parakalimi në autostradën A-52 në Cernadilla, pranë Zamorës, vetëm 10 milje nga kufiri me Portugalinë.
Mjeti raportohet se është përmbysur dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ekipet e shpëtimit nuk arritën t’i shpëtonin. Vëllai i Jotës, André Silva (26), ishte futbollist i klubit Penafiel në kategorinë e dytë portugeze.
Liverpool pritet të nisë përgatitjet për sezonin e ri të martën, ndërsa Jota ishte nisur me makinë drejt Mbretërisë së Bashkuar pas martesës me partneren e tij, Rute, më 22 qershor në Porto.
Sipas Yallakora në Egjipt, Salah do të kthehet në Angli të premten, pas lajmit të hidhur.
Sipas Turkiye Today, ai ka qenë me pushime në Bodrum (Turqi), ndërsa është parë gjithashtu në Mombasa (Kenia) dhe Mykonos (Greqi). Ai ka ndarë disa foto nga pushimet në rrjetet sociale.
Ata u njohën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, në bibliotekën e shkollës së mesme në Gondomar dhe e ndërtuan jetën me hapa të qetë, të kujdesshëm, larg bujës e luksit. Por jeta e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos, e ndërtuar me shumë dashuri dhe sakrificë për 13 vite rresht, përfundoi tragjikisht në orët e para të së enjtes, kur Jota dhe vëllai i tij, André Silva, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku me Lamborghini.
Ata ishin shembulli klasik i çiftit që ndan gjithçka bashkë, që nga ditët pa famë, deri te kulmet e suksesit. Pavarësisht se u bënë figurë publike, ata kurrë nuk e humbën përulësinë. Ai qëndroi larg vëmendjes dhe ajo e kishte lënë pezull ëndrrën e studimeve për marketing, për ta mbështetur partnerin në karrierën e tij, shkruan Gazeta Express.
Dasma e tyre, e realizuar vetëm dhjetë ditë më parë në Porto, ishte momenti kulmor i dashurisë së tyre, një ceremoni e mbushur me emocione, të qeshura dhe njerëzit që donin më shumë. Askush nuk mund ta imagjinonte se ato pamje të bukura do të shndërroheshin kaq shpejt në kujtim. Në sfondin e videos së dasmës, një zë e paralajmëronte se ishte “një ditë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tuaj”. Dhe ashtu ndodhi por jo në mënyrën që do të donin.
Historia e tyre nuk ishte vetëm një histori dashurie. Ishte një partneritet i vërtetë. Rute ishte ajo që e inkurajoi Jotën në çdo hap, nga Paços de Ferreira, në aventurën spanjolle me Atlético Madrid, deri te sukseset me Wolves dhe pastaj Liverpoolin. Ajo ishte aty, gjithmonë. Madje edhe në momentet kur ai përjetonte padrejtësi në fushë, ishte zëri i saj që dëgjohej i pari.
Tani, Rute ka mbetur vetëm me tre fëmijët e tyre, Denis, Duarte dhe vajzën e porsalindur, emri i së cilës ende nuk është bërë publik.
Por tani, kujtimet janë gjithçka që i ka mbetur kësaj familjeje të re. Dhe për Ruten, forca që i dha krahë Jotës, sfida e radhës është e paimagjinueshme: ta rrisë familjen e tyre pa dashurinë e jetës së saj pranë.
Humbja e Diogo Jotës nuk është vetëm një tragjedi për botën e futbollit, por edhe një kujtesë e dhimbshme për brishtësinë e jetës. Një jetë që nga jashtë dukej perfekte, por që u ndërpre brutalisht, duke lënë pas një boshllëk të thellë dhe një dashuri që, edhe pse nuk do të shfaqet më në publik, do të jetojë përgjithmonë në kujtimet e atyre që e njohën – dhe më shumë se gjithçka, në zemrën e një gruaje që i qëndroi pranë çdo hap të jetës.
Dy muaj më parë, Diogo Jota fitoi Premier League me Liverpoolin. Më pak se dy javë më parë, ai u martua me partneren e tij prej kohësh, Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij.
Sot, bota e futbollit është në zi pasi Jota dhe vëllai i tij, André Silva, vdiqën në një aksident me makinë herët të enjten në mëngjes në Spanjë.
Çfarë dihet deri më tani për aksidentin tragjik:
Aksidenti ndodhi në rrugën A-52 në Zamora, në veriperëndim të Spanjës dhe u shkaktua nga një “gomë e shpërthyer gjatë tejkalimit”, sipas Guardia Civil të Spanjës. Automjeti në të cilin udhëtonin Jota dhe vëllai i tij doli nga rruga dhe më pas u përfshi nga flakët, thanë zyrtarët.
Autoritetet identifikuan mbetjet bazuar në dokumentet e gjetura në vendin e aksidentit, si dhe në targën e makinës. Testet e mëtejshme mjeko-ligjore në një morg në Zamora konfirmuan identitetin e vëllezërve.
Për hetim, mbetjet u zhvendosën në qytetin e afërt të Puebla de Sanabria.
Sulmuesi 28-vjeçar Jota shijoi pesë sezone të suksesshme me Liverpoolin, duke shënuar 65 gola dhe duke fituar tre trofe të mëdhenj. Silva ishte gjithashtu një futbollist profesionist, së fundmi me Futebol Clube de Penafiel në Liga Portugal 2, divizioni i dytë i vendit.
Mesazhe ngushëllimi nga bota e futbollit dhe më gjerë kanë vërshuar gjatë gjithë ditës, përfshirë nga lojtarë si legjenda portugeze Cristiano Ronaldo, ish-trajneri i Liverpoolit Jürgen Klopp, legjenda e NBA-së LeBron James dhe Princi William i Mbretërisë së Bashkuar.
Homazhe pritet të zhvillohen të premten në qytetin e lindjes së vëllezërve, São Cosme në Gondomar, Portugali.
Liverpool FC, klubi në të cilin Diogo Jota kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij si futbollist, ka hapur libra ngushëllimi fizikë dhe dixhitalë për tifozët që të lënë mesazhe mbështetjeje dhe vlerësimi për sulmuesin dhe vëllain e tij.
Libri fizik është tashmë i disponueshëm në Anfield që mbështetësit ta nënshkruajnë dhe do të jetë i hapur të premten dhe gjatë gjithë fundjavës. Libri online është gjithashtu i disponueshëm për t’u nënshkruar në faqen e internetit të klubit.
Liverpuli gjithashtu konfirmoi se flamujt në Anfield po ulen në gjysmë shtizë dhe se dyqanet, turnetë dhe muzetë e klubit do të jenë të mbyllura deri të hënën. Stafit të klubit i është ofruar gjithashtu mbështetje emocionale.
Varrimi i yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij, do të mbahet sot në orën 16:00.
Ceremonia do të zhvillohet në São Cosme, në qytetin e tij të lindjes, Porto, në veri të Portugalisë. /Reporteri.net/
Fizioterapisti i futbollisti të Liverpool, Diogo Jotas ka zbuluar orët e fundit të futbollistit.
Miguel Goncalves tha se kishte punuar me Jotan vetëm pesë orë para aksidentit vdekjeprurës, pasi ai pësoi një problem pak të njohur, të quajtur pneumotoraks, ose kolaps i mushkërive.
Goncalves, i cili punon në Spitalin Sao Joao, në Porto, tha se e kishte parë për herë të fundit Jotan në kohën e darkës, rreth orës 8:30 të mbrëmjes, dhe se planifikonin të ngisnin makinën natën sepse ishte më freskët. Ai mohoi fuqimisht thashethemet se ata kishin qenë duke festuar, duke e quajtur pacientin e tij një “profesionist të pakrahasueshëm”.
Fizioterapisti tha më tej se ishte “i emocionuar, i sigurt në rikuperimin e tij dhe entuziast”, për sezonin e ardhshëm.
“I thash mirupafshim atij dhe vëllait të tij, Andre rreth orës 8:30 të mbrëmjes. Vëllai i tij ishte një shok i shkëlqyer dhe vendosi të shkonte me të, ta shoqëronte në udhëtim, dhe në këtë mënyrë ata do të kalonin më shumë kohë së bashku”, tha Goncalves për Record.
Ai e kishte përballuar me guxim gjendjen e tij, duke rrezikuar ta përkeqësonte atë duke vonuar operacionin nga maji deri pas fitores së Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Spanjës në fillim të këtij muaji,.
Sulmuesi dhe vëllai i tij më i vogël, Andre po udhëtonin nëpër Spanjën veriore me Lamborghini Huracan të tij të gjelbër kur ndodhi tragjedia.
Funerali i tij do të fillojë nesër, me përkujtimin që do të zhvillohet në Sao Cosme në orën 3 pasdite.
Jota dhe vëllai i tij ishin duke udhëtuar për të marrë një traget për t’u kthyer në Angli, pasi ai u paralajmërua se fluturimi do të ishte një rrezik për shëndetin e tij. Një shërbim i Brittany Ferries nga qyteti port i Santander për në Plymouth u nis në orën 4 pasdite sot, duke mbërritur në Devon në orën 11:15 të mëngjesit të premten.