×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Reagimi i VV-së

    ​“Çka kanë sot?”, Murati reagon pas akuzave për shkelje kushtetuese

    Reporteri
    07 Gusht 2026 | 22:22

    Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati reagoi ndaj kritikave të opozitës për mosmbajtje sonte të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues dhe caktimit për nesër i kësaj seance, që sipas opozitës, është shkelje kushtetuese.

    “Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me 27 mars 2025.

    Me 26 prill 2025 ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin.

    Askush prej opozitës asokohe, e as prej “analistëve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem e as si shkelje kushtetuese.

    Çka kanë sot?”, shkroi Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!