×
  • Raporto
  • Fokus / E FUNDIT

    Edhe sonte qytetarët mbushin sheshet e Prishtinës, nis nata e 11-të e protestës

    Reporteri
    26 Shtator 2026 | 21:00

    Protestat në Kosovë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së kanë vazhduar edhe sonte.

    Në kryeqytet sot po zhvillohet dita e 11-të e protestës për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Protestuesit kanë marrë me vete pankarta, flamuj dhe bluza me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shqiptuar më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!