×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Hoti pas zhvillimeve në Kuvend: Sot u bë e qartë pse ne gjashtë deputetët kundërshtuam Sejdiun

    Reporteri
    09 Shtator 2026 | 16:50
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se zhvillimet e sotme në Kuvend ku edhe jashtë afatit kushtetues nuk u konstituua Kuvendi i Kosovës, e kanë bërë të qartë qëndrimin e tij dhe pesë kolegëve të tij brenda Grupit Parlamentar që s’e mbështetën kandidatin për President, Bekim Sejdiu, emri i të cilit u dakordua nga Vetëvendosje e LDK.

    “Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President”.

    Hoti tha se “Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës”.
    Lëvizja Vetëvendosje sot refuzoi të votojë për kandidatin e PDK’së dhe LDK’së për nënkryetarë Kuvendi.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu shtyu seancën për të premten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!