×
  • Lajme
  • Fokus

    Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 21:20

    Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në takim me presidenten Vjosa Osmani u pajtua që të angazhohet për ta tejkaluar bllokadën dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata.

    “Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën në Kuvend, sot në cilësinë e Kryetares së Alternativës, pata kënaqësinë të takoj Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Biseduam hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata.”, ka shkruar ajo.

    Kusari-Lila shpreh besimin se me bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!