×
  • Lajme
  • Fokus

    “Mbështesim angazhimin e Kosovës për paqe”, Ministri i Jashtëm i Tanzanisë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 14:03

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë tha se shteti i tij e mbështet angazhimin e Kosovës për paqe.

    Sipas tij, Tanzania dhe Kosova kanë histori të ngjashme, por nuk ia dinë historitë hollësisht njëra-tjetrës.

    Thabit Kombo tha se para disa ditësh ka kuptuar më shumë për historinë e Kosovës, pasi në Afrikë kanë mësuar nga historia se ka një vend këtu që ka ekzistuar më parë e që ishte Jugosllavia.

    “Kemi shumë ngjashmëri dhe një prej ngjashmërive është që edhe ne kemi presidente dhe presidentja më ka deleguar për këtu, e cila ka një koncept të ngjashëm me presidenten tuaj [Vjosa Osmani]” – tha Thabit Kombo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!