×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Pas rikonfirmimit si kryetar, Abdixhiku reagon me pak fjalë edhe në Facebook

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 23:41

    Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku delegatët votuan kundër shkarkimit të tij.

    Përmes një postimi, Abdixhiku ka falënderuar delegatët dhe anëtarësinë për besimin e dhënë, duke theksuar se LDK-ja do të vazhdojë rrugën e saj.

    “Ju faleminderit!
    I juaji,
    Lumiri”, ka shkruar Abdixhiku.

    Në Kuvendin e jashtëzakonshëm, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të tij, 152 pro shkarkimit, ndërsa pesë abstenuan, duke bërë që Abdixhiku të vazhdojë mandatin si kryetar i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!