×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor

    Reporteri
    08 Nëntor 2025 | 8:05

    Nesër, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të votojnë sërish për të zgjedhur kryetarët e rinj në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, sot në orët e mëngjesit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur shpërndarjen e materialit zgjedhor për këtë proces.

    Komunat ku do të mbahet raundi i dytë janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

    Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në këto 18 komuna asnjë kandidat nuk arriti shumicën e nevojshme në raundin e parë, prandaj procesi po vazhdon në balotazh.

    KQZ ka njoftuar se të gjitha përgatitjet teknike janë drejt përfundimit. Po ashtu, në orën 11:00 KQZ do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet Plani Operacional për ditën e zgjedhjeve të nesërme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!