Shqiptarët që jetojnë në Karlsruhe dhe rrethinë janë ftuar të marrin pjesë në një tubim paqësor lidhur me rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Tubimi është organizuar nga AIZ Karlsruhe dhe do të mbahet më 27 shtator 2026, nga ora 15:00, në Marktplatz Karlsruhe.
Sipas organizatorëve, protesta lidhet me trajtimin që ata e konsiderojnë të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Ju njoftojmë se më 27.09.2026, në ora 15:00, në Marktplatz Karlsruhe, organizohet një tubim paqësor, lidhur me trajtimin që konsiderohet i padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në njoftimin e AIZ Karlsruhe.
Organizatorët kanë ftuar shqiptarët nga Karlsruhe dhe zonat përreth që t’i bashkohen tubimit.
