Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nëse Fatmir Limaj bashkëpunon me Albin Kurtin sigurisht që nuk e votojnë për kryetar të Kuvendit.
Ai në “Pressing” të T7, tha se nuk i takon të gjykojnë partitë tjera.
Por i sugjeroi Limajt të mos ngutet e të pres, sepse Kushtetuta e parasheh edhe opsionin tjetër për formimin e Qeverisë.
“Fatmir Limaj duhet me vendos vet për të ardhmen e tij politike, nëse ka vendosur të ardhmen politike, nëse ka ardhmëri politike me Albin Kurtin, normal që s’mundet me marrë mbështetje as votë te na. Nuk është nder i madh me të propozu Albin Kurti”.
“I kam thënë edhe në takim, neve si parti politike s’na takon me I gjyku partitë e tjera. Por jam i bindur që nuk duhet me u ngutë me bë marrëveshje me Albin Kurtin, sepse Albin Kurti nuk mundet me u bë kryeministër, e nuk do të jetë kryeministër. E mirë është mos me mujt me i ndihmu. Ne po i themi prit, kushtetuta e parasheh”, ka thënë Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.