×
  • Lajme
  • Fokus

    Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 20:40

    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit.

    Ai tha se Osmani nuk dha zgjidhje se si të dilet nga problemi që e adresoi kryesuesi Avni Dehari.

    “Në mbledhjen e 15 prillit, kryesuesi i Kuvendit duke e pa këtë situatë me plotë të drejtë iu adresua presidentes së shtetit në lidhje me atë se si të dalim dhe veprojmë tash e tutje, sepse është një rast i paprecedentë. Në vend se presidentja të jap një drejtim ose udhëzim se si të dilet ajo konstaton vetëm nevojën për të debllokuar institucionet. Ajo foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës por nuk dha zgjidhje për problemin që adresoi kryesuesi i Kuvendit”, tha Abrashi në RTK.

    Mes tjerash, Abrashi theksoi se ky zhvillim ka shkaktuar një situatë që kërkon diskutime të thella për të gjetur një zgjidhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!