Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, janë procesuar rezultate të reja, pas numërimit të votave të qendrës së votimit në shkollën “Naim Frashëri”.
Ekipi i Reporteri.net po e përcjell prej afër këtë proces, ku sipas rezultateve, në një vendvotim në këtë qendër votimi (1901/03), Lëvizja Vetëvendosje prin me vota.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë 233 vota, pasuar nga numri dy në listën e VV-së, Glauk Konjufca me 184 vota. Por ajo çka bie në sy në këtë vendvotim është gara e ashpër mes Albulena Haxhiut me numrin 3 në listën e VV-së dhe Xhelal Sveçlës me numrin 7. Që të dy kanë nga 101 vota në këtë qendër votimi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sveçla e Haxhiu për nga numri i votave pasohen nga Faton Peci me 87 dhe Mimoza Kusari-Lila me 83.
Këto janë votat që morën në këtë qendër votimi kandidatët për deputetë nga LDK:
Më poshtë i gjeni edhe votat që kandidatët për deputetë nga PDK morën në këtë qendër votimi:
Gazeta online Reporteri.net gjatë ditës së sotme raportoi në vazhdimësi për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë që është duke vazhduar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. /Reporteri.net/
Konfjuca befason me vota në një vendvotim në Prishtinë, lë goxha mbrapa Hamzën dhe Abdixhikun