Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se seancën e konstituimit të Kuvendit e bllokoi Lëvizja Vetëvendosje.
Haziri tha se në seancë pati kuorum, prezentë ishin 100 deputetë.
“Deputetët e LDK-së ishin në sallë. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, deputet nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit, duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë.”, tha ai.
Sipas Hazirit, veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin faktik të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të reja.