Kompania e telekomunikimeve, IPKO, ka dal me një njoftim pas dështimit për ofrimin e valëve tek klientët e saj të telefonisë mobile.
Sipas IPKO, përdoruesit e telefonisë së saj, “po hasin probleme me shërbimet në rrjetin tonë celular për shkak të dështimeve të disa lidhjeve ndërkombëtare”.
“Jini të sigurt se ekipet tona, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, po punojnë intensivisht për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Faleminderit për durimin tuaj”, thotë njoftimi i IPKO’s.
Kompania e telekomunikimeve, IPKO, ka disa minuta që po paraqet probleme me valët.
Në rrjetet sociale, klientët e saj, po ankohen se valët e IPKO’s janë jashtë funksionit dhe se poseduesit e numrave të këtij operatori nuk po arrijnë të komunikojnë me telefon, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kompania ende nuk ka dalë me njoftim për konsumatorët e saj për këtë shkëputje të valëve, ndonëse në rajone të ndryshme të vendit, mësohet se ndërprerja e valëve ka rreth më shumë se 1 orë, dhe po vazhdon ende.