×
  • Lajme
  • Fokus / 7 vendvotime të paprocesuara

    KQZ e sqaron pse nuk janë shfaqur 100% e rezultateve preliminare

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 8:51

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve.

    Sipas KQZ-së, kanë mbetur pa u procesuar shtatë vendvotime, dhe se kjo do të bëhet kur të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike.

    “Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ.

    Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe të dhënat nga rezultatet preliminare për subjektet politike nga të gjitha vendvotimet.

    Hera e fundit kur u rifreskuan të dhënat në këtë faqe ishte data 12 shkurt, dy ditë përpara.

    Sipas të dhënave aty, kanë mbetur pa u numëruar edhe tri vendvotime në Gjilan, një vendvotim në Deçan, dy në Klinë, një në Prizren.

    Sipas rezultateve preliminare, VV ka dalë e para në këto zgjedhje me 40.84 për qind të votave, ose 341 mijë e 672 vota, PDK e dyta me 22.05 për qind, ose 184 mijë e 499 vota., LDK me 17.67 për qind, ose 147 mijë e 827 vota dhe AAK e katërta me 7.45 për qind, ose 62 mijë e 309 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!