×
  • Lajme
  • Fokus

    Memli Krasniqi ftesë Vetëvendosjes: Hajdeni në Kuvend, lërini lojrat

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 21:39

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të saj që të shtunën të shkojnë në Kuvend, duke u shprehur i bindur që votimi nuk është pengesë.

    Krasniqi në T7 ka kërkuar nga VV’ja t’i lën lojrat, bllokadën e pengesat.

    “Unë i bëj ftesë VV me krejt deputetë e vetë, hajdeni masnesër, lejeni lojrat, bllokadën e pengesat. Vazhdoni me skenarin që jau ka lon sekretariati i Kuvendit sepse ata njerëz dijnë diçka, nuk munen kinse ekspertat e VV me i tregu Kuvendit që ju e keni gabim, nuk kanë të drejtë. Qiky është uzurpimi që ka ndodh sot.

    Vec le të vijnë, ka me dalë në votim. Unë jam i bindur që votimi nuk është pengesë. Pastaj e japin betimin dhe e marrin funksionin e deputetit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!