×
  • Lajme
  • Fokus / Kryetari i PDK-së

    Memli Krasniqi: Kurti nuk e ka shumicën parlamentare

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 21:16

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se është e jokushtetuese që dikush të mbajë post edhe ekzekutiv dhe legjislativ.

    I ftuar në T7, Krasniqi po flet për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    “Pra është e pamundur të jesh edhe kryeministër apo ministër edhe deputet në të njëjtën kohë, sepse Kushtetuta e ndalon një gjë të tillë. Përtej kësaj Ligji për Qeverinë, i miratuar nga qeveria në largim është edhe më eksplicit, ligj i keq. Sikur të kontestohej në Kushtetuese do të dilte jo kushtetues. Nuk e kemi dërguar sepse kemi pasur çështje më pritoritare siç e dini, po që I komplikon gjërat edhe më tutje, duke e specifikuar  në mënyrë eksplicite se këtë s’munden me nejt as në zyrë.”, tha Krasniqi, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Krasniqi tha se dëshira  e tyre është që sa më shpejt të kemi institucione.

    Krasniqi tha se Kurti nuk mund ta bëjë shumicën e re parlamentare.

    “Opinioni e ka parë pardje që z.Kurti i ka 52 deputetë. Nuk i ka pasur 61 deputetë. Arsyeja pse sot ka ndodhur nj veprim joligjor, arbitrar është se z,Kurti nuk i ka numrat për një shumicë parlamentare.”, tha Krasniqi.

    Po ashtu ai tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk ka pasur kompetencë  t’i thërras partitë politike për konsultim.

    Krasniqi u shpreh se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë.

    “Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më të vjetër. Në kuptimin politik është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe sot Kuvendi i Kosovës përmes një deptueti që ka rastis të jetë më i vjetëri është shndërru në një instancë partiake, i ka shërby një partie, VV dhe koalicionit të saj. Unë personalisht në kuptimin njerëzor ndjej keqardhje për Deharin, është e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri të shtyrë në moshë, për një interes krejtësisht të vogël politik, për me tentu me u mshef mas një arsyetimit banal kinse na duhet një konsensus”, tha ai.

    Ai tha se shkuan në konsultë për të treguar se nuk janë bllokues./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!